Tuesday 27 May 2014

Tiramisù


Këto kohë, në disa vende të ndryshme, më ka takuar të ha përshesh me vezë dhe sheqer të emëruar në meny si tiramisù. (Në mungesë të vullnetit për tu konfrontuar me kuzhinier) Ky postim është protesta ime për abuzimin me emërtimet dhe recetat klasike, në këtë rast me tiramisù-në.


Historia e tiramisù-së nuk është shumë e definuar por supozohet se për herë të parë është gatuar në shek. e XVII në Sienna të Italisë së sotme, për nderë të vizitës se Cosimo de Medici, dukës së Toskanës. (nuk e di historinë as unë kaq mirë, por kështu më tha google).
Mund t’ju them më tepër për emrin, tiramisù në shqip mund të përkthehet si më kthjello (ose siç do ta kishte përkthyer ndonjë nga yjet e estradës tonë: më ngre lartë :p ). Këtë emër më së miri e arsyeton sasia e madhe e kafesë që ndodhet në këtë ëmbëlsirë.
Personalisht tentoj të mos gatuaj tiramisù në sasi shumë të mëdha, për arsye të mungesës së vetëkontrollit. Për të njëjtën arsye, si dhe për të hequr përgjegjësinë në abuzimet e mundshme me sasitë, po ju tregoj recetën për një tiramisù mesatare (i.e. për 6 persona), anipse sapo kam përgatitur një tepsi të madhe…
Përbërësit janë:IMAG8814
3vezë,
60gr sheqer,
ekstrakt vanileje,
250gr djathë mascarpone,
200gr biskota sa
voiardi (lady fingers),
kafe espresso,
kakao pluhur.
IMAG8367
Së pari ndani të verdhat e vezëve nga të bardhat, pastaj përzieni me mikser të verdhat e vezëve me gjysmën e sheqerit(30gr). Kur të jetë shkrirë plotësisht sheqeri dhe të jenë fryrë mjaftueshëm të verdhat e vezëve, shtoni djathin maskarpone dhe përzieni bashkë për të homogjenizuar kremin.IMAG8369
Në anën tjetër përzieni të bardhat e vezëve dhe kur të keni arritur në gjysmë të procesit, shtoni gradualisht sheqerin e mbetur (30gr). Kur të bardhat e vezëve të kenë formuar një masë të qëndrueshme e që i ngjanë…borës, me kujdes shtojini në kremin e përgatitur më parë. Mos e përzieni vrullshëm, sepse të bardhat e vezëve prishen. Në fund kremit mund t’i shtoni edhe pak ekstrakt vanileje. IMAG8370
Në ndërkohë vloni kafen dhe vendoseni në një enë të përshtatshme për t’i zhytur biskotat.IMAG8587
Kaloni shpejt biskotat nëpër kafen e nxehtë dhe pastaj radhitni në enën që keni menduar ta përdorni.
Nëse biskotat i leni gjatë në kafe në tiramisu do ta keni shijen e qullët të kafes, kështu që, ani pse mund t’ju duket se 3sekonda janë pak për të dy anët e biskotës, mjaftojnë (sa më e nxehtë të jetë kafja, më shpejtë depërton në biskotë).
IMAG8375Pasi të mbuloni sipërfaqen e enës me biskota, hidhni gjysmën e kremit dhe pluhuroseni të tërë sipërfaqen me kakao.IMAG8377Përsëri mbulojeni atë me biskota të zhytura në kafe, me krem dhe pluhuroseni me kakaoIMAG8380
vazhdoni kështu derisa të keni biskota dhe krem. IMAG8383IMAG8394-001  Njëjtë mund të shërbehet edhe tiramisù në gota, ose në enë për një porcion, kjo e lehtëson shërbimin e ëmbëlsirës, por kërkon pak më tepër durim gjatë bërjes bashkë të përbërësve.
IMAG6655

Burimi : Global Cuisine ( Bardha Ahmeti )

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...